Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se si udhëheqës i legjislativit i ka vënë vetes prioritet promovimin e parlamentarizmit ekonomik . Këtë deklaratë Veseli e bëri gjatë tryezës së rrumbullakët me temë “Nxitja e zhvillimit ekonomik: Korniza e re ligjore” të organizuar nga USAID. “I kam vënë vetes prioritet promovimin e parlamentarizmit ekonomik. Ftoj komunitetin e biznesit qe nëpërmjet zyrës në Kuvend të ofrojnë iniciativa dhe ide të cilat mund të kthehen në ligje”, ka thënë Veseli. Ai ka shtuar se rritja ekonomike e Kosovës aktualisht është e pamjaftueshme pasi siq ka thënë ai, kjo rritje duhet të jetë deri në 7 për qind.
Ndërkaq James Hope, drejtor i USAID-it ka thënë se qytetarët e Kosovës janë tejet të pakënaqur me zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Zhvillimi ekonomik është i rëndësisë kritike. Mos kënaqësia e qytetarëve të Kosovës mbetet shumë e lartë. Një e treta e qytetarëve të Kosovës sipas një sondazhi të fundit janë të pakënaqur me zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë Hope.
Të pranishmit në këtë konferencë folën rreth problemeve ekonomikë në Kosovë duke përmendur këtu si problem kryesor papunësinë dhe varfërinë si dhe problemet e bizneseve në Kosovë që sipas tyre më kryesori është norma e lartë e kamatave të kredive./F. Gashi-Mehmeti/Arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju