Ish mbrojtësi qendror i Manchester United, Rio Ferdinand ka goditur fortë me komentet e tij skuadrën e Arsenalit dhe trajnerin francez Arsene Wenger.
“Topçinjtë” janë mposhtur nga Bayern Munichu me rezultat 5 me 1 në takimin e xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në “Allianz Arena”, shkruan portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Arsenali me rekord negativ në Ligë të Kampionëve
“Ata nuk janë në drejtimin e duhur. Ata janë në mungesë të udhëheqjes së mirë në skuadër”, tha fillimisht legjenda e “Djajve të Kuq” për performancën e Arsenalit.
“Skuadrat zakonisht janë reflektim i trajnerit të tyre dhe kjo ishte një performancë e dobët”, shtoi Ferdinand./arbresh.info
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të