Granit Xhaka ishte njëri nga lojtarët më të mirë të “Topçinjve” në disfatën e thellë të pësuar në “Allianz Arena” në kuadër të kompeticionit më të madh evropian.
Arsenali është mposhtur me rezultat të thellë 5 me 1 në takimin e xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve nga Bayern Munichu i Carlo Ancelottit, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori shqiptar, i cili u vlerësua me notën 6.1 për paraqitjen ndaj kampionit gjerman, ishte lojtari që bëri më së shumti pasime për skuadrën e trajnerit Arsene Wenger gjatë pjesës së parë të ndeshjes në stadiumin “Allianz Arena”.
24-vjeçari nga Prishtina arriti të bëjë gjithsej 8 pasime të suksesshme në takimin tronditës kundër Bayer Munichut, që dominoi gjatë gjithë ndeshjes.
Në krahasim me liderin në Bundesliga, Xabi Alonso ishte lojtari që bëri më së shumti pasime, 55 gjithsej./arbresh.info
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...