Piperi, kripa dhe limoni nuk shërbejnë vetëm si përbërës që mund t’i hidhen sallatës, ata mund të përdoren gjithashtu edhe si ilaçe shumë efektive. Living ju zbulon se çfarë sëmundjesh mund të kuroni me piper të zi, limon dhe kripë deti.
Qetësojnë dhimbjet e fytit: Hidhni në një gotë me ujë të ngrohtë 1 lugë gjelle me lëng limoni, gjysmë lugë çaji piper të zi dhe një lugë çaji kripë deti. Shpëlajeni gojën me të për disa ditë që të lehtësoni dhimbjet e fytit dhe parandaloni kollën.
Kontrollojnë të përzierat: Përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë çaji piper të zi në një gotë të madhe me ujë të ngrohtë. Pijeni me ngadalë derisa të ndiheni më mirë.
Astma: Këta përbërës duhet t’i keni gjithmonë në kuzhinën tuaj nëse ndonjëri nga familjarët tuaj është astmatik. Për të përgatitur përzierjen, duhet të hidhni 10 kokrra piper, 15 gjethe borziloku të grirë imët, 1 lugë gjelle lëng limoni në një gotë me ujë të zier. Lërini të zbuten për 15 minuta dhe hidheni përzierjen në një kavanoz qelqi me kapak. Shtoni 2 lugë gjelle mjaltë organik dhe lerëni të ftohet. Mund ta ruani përzierjen në frigorifer dhe ta konsumoni atë me qumësht që t’ju shijojë më shumë.
Tresin gurët në tëmth: Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Ata mund të bllokojnë sistemin e tretjes dhe shkaktojnë dhimbje të tmerrshme. Zakonisht ata mund të hiqen nëpërmjet operacionit. Por, ka njerëz që e trajtojnë këtë problem me kura natyrale. Përzieni vajin e ullirit me limon, kripë dhe piper të zi për të tretur gurët në tëmth.
Qetësojnë dhimbjet e dhëmbit: Përzieni një lugë çaji piper të bluar dhe vaj karafili për të lehtësuar dhimbjet e dhëmbit. Për të parandaluar prishjen e dhëmbëve duhet t’i lani ato të paktën dy herë në ditë. Gjithashtu është e rëndësishme që të shmangni ushqimet me shumë sheqer dhe acid.
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s