Një sasi e konsiderueshme prej rreth 65 kg heroinë e fshehur nën tokë është sekuestruar nga policia greke, ndërsa midis 6 personave të arrestuar janë edhe dy shqiptarë.
Policia ka gjetur të varrosur me kujdes në pjesën e jashtme të një shtëpie në Keratea sasinë e konsiderueshme të heroinës si dhe 113 kg pluhur i panjohur i destinuar për tjetërsimin e drogës.
Mediat greke shkruajnë se organizata funksiononte si “familje” në biznesin e heroinës duke besuar tek njëri-tjetri.
Sipas policisë, të arrestuarit janë 6 persona, midis të cilëve edhe një 21 dhe një 19 vjeçar shqiptar, ndërsa është ende në kërkim një 32 vjeçar po shqiptar dhe një 29 vjeçar grek. Droga sipas mediave greke sillej nga Shqipëria apo Turqia, ndërsa shpërndahej në shumë zona të vendit.
Nga hetimet ka rezultuar se drejtues i organizatës kriminale ishte 32 vjeçari, i cili merrej me importin, ruajtjen, përzierjen dhe më pas shpërndarjen e heroinës.
Hetimet janë kryer nga policia e Atikës, ndërsa operacioni i arrestimit ishte i vështirë për kreun e grupit dhe pavarësisht aksionit, ai ka arritur të shpëtojë.
Nga ana tjetër, 21 vjeçari shqiptari dhe një 29 vjeçar tjetër ishin përgjegjës për gjetjen e klientëve, për transportin dhe shpërndarjen e heroinës në territorin greke.
Ndërsa 19 vjeçari shqiptar, një 14 dhe një 16 vjeçar u akuzuan për fshehjen të substancave narkotike rreth shtëpisë ku rrinin. Banesa ishte përdorur si laborator për përpunimin e heroinës.
Për dy të tjerë, një 43 vjeçari dhe një 46 vjeçari, policia u gjeti rreth 5 kg heroinë makinat e tyre të marra nga qendra e grupit.
Përveç drogës, policia greke ka sekuestruar edhe 95 320 euro, peshore elektronike, pajisje laboratorike, miksera, sita, kamera sigurie, 13 pajisje të lëvizshme, dy laptopë, etj.
Përfitimi ekonomik i grupit është përllogaritur në vlerën 700 mijë eurove.
Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...