Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, Doris Pack ka rrëfyer një ngjarje tronditëse në jetën e saj.
E ftuar në takimin me Lidhjen Demokratike të Gruas, Pack ka treguar se droga i ka marrë asaj gjënë më të shtrenjtë, vajzën e saj. Duke përmendur faktin se kanabisi është tema më e diskutuar në Shqipëri, presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane u shpreh se ky problem duhet të gjejë me patjetër një zgjidhje.
Ajo u ka bërë thirrje politikanëve që të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo t’i shtyjnë ata drejt punës me kanabis.
“Sot kam ardhur këtu sepse po flasim për situatën e grave në Shqipëri dhe Europë dhe ndiej keqardhje për situatën aktuale në Shqipëri. Nëse kanabisi është tema më e diskutuar në këtë vend kjo nuk është gjë e mirë. Unë e di për çfarë bëhet fjalë, pasi kam humbur vajzën time në betejën me narkotikët. Ndaj ju lutem mundohuni ti mbushni mendjen politikanëve të gjejnë mundësi të tjera punësimi për të rinjtë dhe jo ti shtyjnë drejt punës me kanabis”- u shpreh Pack.
Doris Pack ka vijuar rrëfimin e saj duke thënë se është vuajtja është legjitime dhe frika e prindërve për fëmijët e tyre e justifikuar, duke marrë parasysh realitetin në të cilin sot jetojmë. Sipas saj është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e një numri sa më të lartë të grave në politikë pasi shumë gjëra ato i kuptojnë më mirë. “Gratë duhet të përfshihen më shumë në politikë pasi shumë gjëra i kuptojnë më mirë se burrat dhe shkalla e papunësisë 40-50% është tepër e lartë” – tha Doris Pack.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?