Presidenti francez, Francois Hollande, ka bërë thirrje për përforcim të sigurisë kibernetike, pas akuzave se hakerët rusë kanë shënjestruar kandidatin për president Emmanuel Macron.
Ai ka kërkuar që të merren masaj të veçanta gjatë zgjedhjeve presidenciale, duke përfshirë edhe sulmet kibernetike, transmeton portali arbresh.info.
“Shprehja demokratike duhet të bëhet pa u shqetësuar njerëzit”, ka thënë Hollande.
Shefi i fushatës së Emmanuel Macron, ka akuzuar hakerët rusë për sulme kibernetike ndaj kandidatit për president dhe ka theksuar se ‘nëse sulmet do të kenë sukses, fushata e Marcon do të bëhet jashtëzakonisht e vështirë’.
Megjithatë, Rusia e ka mohuar një akuzë të tillë, duke i quajtur akuzat si ‘sulme histerike ndaj Putinit’./Arbresh.info
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...