Google ADS

Prishtina nikoqir i Samiti të komisioneve për punë të jashtme të Evropës

19:23 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 20 dhe 21 shkurt, mbahet në Prishtinë Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Evropës.

Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe të parlamenteve të shteteve të ndryshme evropiane, drejtues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve vendore.

Panelistët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për perspektivat e zgjerimit të BE-së, përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimeve në organizatat ndërkombëtare, për krizën e emigracionit, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon.

Në fund, pritet të nxirren konkludimet dhe një deklaratë e përbashkët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme