Google ADS

India i tregon ‘muskujt’ Rusisë, dërgon 104 satelitë në hapsirë

18:18 | 15 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

India me sukses ka nisur 104 satelitë në një mision të vetëm, duke e thyer kështu rekordin që e mbante Rusia.

Nga 104, 101 janë satelitë të huaj që shërbejnë për klientët ndërkombëtarë, përderisa Azia Jugore kërkon një pjesë të madhe të hapsirës së industrisë globale me rreth 300 miliradë dollarë, transmeton arbresh.info.

“Ky është një moment i madh. Sot ne kemi shkruar historinë”, ka thënë drejtori i projektit B. Jayakumar.

Kryeministri i vendit, Narendra Modi, përmes rrjetit social tëitter ka uruar për nisjen e raketave.

“Ky është një moment i madh për shkencën dhe kombin tonë”, ka shkruar Modi.

Nga 101 satelitë nano, 96 ishin nga Shtete e Bashkuara, një nga Izraeli, Kazakistani, Holanda, Zvicra dhe një nga Emiratet e Bashkuara Arabe./Arbresh.info

iiii inddd indddddd

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme