Kuvendi nisi punimet në seancën plenare pas pauzës, në të cilën shqyrtoj raportin e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, por nuk pati kuorum për ta votuar edhe pse të gjitha Grupet Parlamentare e përkrahen këtë projektligj.
Mirëpo, seanca nuk vazhdoj punimet për sot sa i përket pikave tjera, sepse për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, duhen dy të tretat e deputeteve prezent.
Po ashtu edhe për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, u kërkua të jenë dy të tretat e deputetëve prezent.
Shumica e grupeve parlamentare kërkuan që mos të debatohet për këto dy pika pa pasur kuorum të mjaftueshëm, ngase kanë rëndësi për vendin.
Votimi i Projektligjit për Liritë Fetare, nuk mund të hedhet në votim, derisa të rikthehen në kuvend deputetët e Listës Serbe.
Haliti tha se vazhdimi i kësaj seance shtyhet për një afat të pacaktuar, ngase të enjten ka aktivitete për nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe është seanca solemne.
“Pika e njëzet është votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare, kjo duhet të hiqet prej rendit të ditës për shkak se nuk funksionon votimi, derisa të rikthehen deputetët serbë në Kuvend. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, këtu duhen dy të tretat e votave. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, edhe këtu duhen dy të tretat e votave”, tha Haliti.
Në rend dite për votim ishte edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera, zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave dhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...