Bashkimi Evropian është duke përgatitur një takim me zyrtarët kinezë, i cili pritet të mbahet gjatë muajit prill ose maj në Bruksel, për të nxitur tregtinë e lirë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Kina dhe BE-ja mbajnë samit çdo vit, zakonisht në muajin korrik, por për vitin 2017 ende nuk është caktuar ndonjë datë, transmeton portali arbresh.info.
BE-ja beson se Kina dëshiron të përdorë samitin që të sigurojë mbrojtje të fuqishme për tregëtin e hapur, si dhe t’i jap një përgjigjje presidenti të SHBA, Donald Trump.
“Në një samit të mëhershëm, Kina i ka dërguar mesazh të qartë Shteteve të Bashkuara, duke ia bërë të ditur se ajo ka miq në Evropë”, ka thënë një zyrat i BE-së, në kushte anonimiteti.
Në anën tjetër BE-ja do të kërkojë mbështetjen e Kinës për institucionet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, i cili institucion u kritikua nga Donald Trump dhe nga Rusia për anashkalimin e sigurimit të një armëpushimi në Siri.
Por, përderisa Trump ka valdëruar vendimin e Britanisë për tëu larguar nga blloku, Kina vazhdimisht ka theksuar se dëshiron të shikojë në Evropë të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...