Google ADS

Kushtet e integrimit: Drejtësia, vettingu, zgjedhjet

16:42 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz ka përmendur si hapa të rëndësishëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, sidomos “vetting”-un, Dekriminalizimin, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme më 18 Qershor.

Schütz iu referua anëtarësimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007, ndaj në rastin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, Bashkimi Europian dhe Gjermania do të tregohen të kujdesshëm, duke pritur dëshmi konkrete në ndëshkimin e rasteve korruptive në të gjitha nivelet.

E pyetur nga TCH për përdorimin në zgjedhjet parlamentare të qershorit të votimit elektronik, Schütz tha:

“Zgjedhjet parlamentare do të kenë rol deciziv në hapjen e negociatave të anëtarësimit. Nuk jam eksperte në proceset elektorale, por e shoh të pamundur teknikisht realizimin në zgjedhjet e qershorit votimin elektronik. Dua të përmend se në Gjermani, Gjykata Kushtetuese riktheu votimin tradicional, sepse në rastin e kontestimit të rezultateve pas zgjedhjeve është më e mundur të rinumërohen votat, sesa në kushtet e votimit elektronik. Kjo formë votimi mund të aplikohet në zgjedhjet pas disa vitesh, pas zbatimit si projekt i pjesshëm në disa zona. Në zgjedhjet e radhës ka rëndësi të kontrollohen financimi i partive, manipulimi i votave dhe roli i medias”, tha Susanne Schütz, ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme