23-vjeçari meksikan i cili ishte sjellur në SHBA në moshën 7-vjeçare në mënyrë ilegale, është ndaluar edhe arrestuar ka autoritetet në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht lejes së punës.
Daniel Ramirez Medina ishte mbrojtur nga deportimi falë politikave të ish-presidentit Barack Obama, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka një punë, ka një djalë të vogël dhe nuk ka të kaluar kriminale, megjithatë ai është arrestuar dhe po mbahet në Tacoma, Uashington.
Zyrja e Emigracionit dhe e Doganave ka theksuar se kishte për qëllim që të arrestonte edhe babain e tij që jeton në Seattle.
Në një deklaratë të lëshuar nga kjo zyrë, thuhet se 23-vjeçari i kishte thënë agjentëve që ai ishte anëtar i bandës dhe se përbënte rreik për sigurinë publike.
Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar nga avokati i tij.
Avokati i tij ka theksuar se ky mund të jetë rasti i parë që një personi i parë që arrestohet edhe pse sipas programit Daca të themeluar në vitin 2012 nga Barack Obama, këta ishin të mbrojtur nag deportimi.
Rreth 740,000 persona janë të përshirë në programin Daca, në të cilën lejohen puna dhe shkollimi i të rinjëve që kanë hyrë ilegalisht në SHBA.
Arrestimi i fundit është parë si rëndësishëm nga autoritet, duke marrë parasysh këmbënguljen dhe premtimin e Trump për deportimin e ‘njerëzve të lig’.
Deri me tani në 11 shtete janë arrestuar qindra emigrantë pa dokumente./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...