Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” u është rikthyer aktiviteteve në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” me qëllim të largimit të mbeturinave nga lokacione të ndryshme dhe vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e mjedisit të pastër.
Sot, rreth 60 vullnetarë të “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me banorët e Komunitetit Romë, kanë realizuar një aksion pastrimi në Lagjën e Romëve në Komunën e Mitrovicës, nga ku janë larguar 25 kamionë me mbetje familjare dhe rreth 200 thasë me mbeturina plastike.
Në organizimin e këtij aksion ka ndihmuar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, i cili ka mobilizuar Komunitetin Romë për organizimin e këtij aksioni.
Aksioni i sotëm është mbështetur edhe nga zyra e misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Mitrovicës, ndërsa thasët me mbeturina janë larguar nga ndërmarrja “Uniteti”, e cila ka ofruar makinerinë e saj për realizimin e aksionit të sotëm. Pjesëmarrës në këtë aksion ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Jollxhi Shala.
Lëvizja “Let’s Do It Kosova” do të vazhdojë me organizimin e aksioneve të pastrimit dhe aktiviteteve të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit. Por, që këto aktivitete të jenë më të suksesshme, kemi nevojë për ndihmën e secilit prej juve. Ju bëjmë thirrje qytetarëve, që të ndërgjegjësohen për obligimet e tyre karshi mjedisit dhe të mos e ndotin atë me hudhjen e mbeturinave vend e pavend.
Lokacioni tek “Lagjja e Romëve” në Mitrovicë, sot është pastruar për të katërtën herë radhazi, si pasojë e mos-mirëmbajtjes, andaj është e rëndësishme që secili prej jush ta ketë prioritet ambientin përreth ku jeton.
Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” njofton të gjithë se këtë vit në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, rëndësi e veçantë do t’iu kushtohet lokaliteteve me komunitete të përziera. Në të gjitha lagjet rome, do të realizohen aksione me moton “DEPUTETI ME NE”, meqë në të gjitha këto aksione do të marrë pjesë edhe deputeti Kujtim Paçaku.
Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” do të vazhdojë aksionet në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, ku aksioni i radhës do të realizohet në kampin në fshatin Plemetin.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...