Opozita siriane kërkon që bisedimet e Gjenevës të fokusohen në tranzicionin politik

16:06 | 15 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Organi kryesor i opozitës siriane ka deklaruar se kërkon negociata ballë për ballë me qeverinë e Damaskut, ku kërkohet që në bisedimet e Gjenevës të bisedohet për një tranzion politik.

Salim al-Muslit, zëdhënës i Lartë Komitetit negociator, ka thënë për Rueters se opozita i qëndron besnike kërkesës që presidenti Bashar al-Assad mos të ketë asnjë rol në tranzicion, duke shtuar se ‘vlera e popullit sirian’ do të zhduket nëse ai vazhdon të mbetet në pushtet, transmeton portali arbresh.info

Rusia, aleati më i fuqishëm i Assadit, ka kërkuar ringjalljen e diplomacisë pas marrjen së Aleppos, e cila betejë konsiderohet si njëra ndër fitoret më të mëdha në luftën civile në Siri.

“Ne duam negociata të drejtpërdrejta, sepse duam të kursejmë kohë dhe e duam fundit e vuajtjeve për popullin sirian”, tha Musil.

Por ai shtoi se opozita ende nuk ka marrë një axhendë për bidesime, të cilat do të fillojnë me datën 23 shkurt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme