Policia: Sulmet seksuale të refugjatëve në Frankfurt, të sajuara

16:19 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Raportimet për sulme masive seksuale ndaj grave në Frankfurt në Natën e Vitit të Ri, për të cilat është pretenduar së janë kryer nga refugjatët e dehur, thuhet të jenë sajesë.

Historia për sulmet seksuale nga refugjatët në zonën Fressgass në Frankfurt u raportuan nga gazeta Bild në muajin shkurt, por ky artikull është larguar, transmeton portali arbresh.info.

Një nga viktimat, Irina A., i kishte thënë Bild: “Ata (migrantët) më kapën poshtë fundit, mes këmbëve, gjoksin, kudo.. Më pas erdhën edhe më shumë prej tyre. Duart e tyre ishin kudo”, ka thënë Express duke cituar raportin fillestar.

Policia kishte nisur jnë hetim mbi incidentet e raportuar, tani ka publikuar një raport ku thuhet se sulmet janë shpikur.

“Nuk ka pasur sulme të llojit gangster nga refugjatët në rrugën Fressgass. Akuzat janë të pabaza”, ka thënë policia.

Ekipi editorial i Bild ka kërkuar falje për “raportimin e pasaktë dhe akuzat ndaj atyre që janë përmendur”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme