Google ADS

Shtëpia e Bardhë: Paqja në Lindjen e Mesme nuk mund të jetë zgjidhje dy-shtetërore

16:27 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Para vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, administrata e Trumpit ka sugjeruar se paqja në mes izraelitëve dhe palestinezëve nuk mund të jetë zgjidhje dy-shtetërore, deklarata këto që paraqesin një ndryshim dramatik prej politikave që ShBA kishte për këtë çështje.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump është i interesuar të iniciojë një marrëveshje paqeje në mes të dy anëve duke shpresuar se do t’i sjellë së bashku, transmeton arbresh.info.

Por ky zyrtar, që nuk ishte i autorizuar të fliste para mediave, tha se e tëra varet nga bisedimet e Palestinës edhe Izraelit dhe se paqja është qëllimi kryesor.

Për dekada të tëra, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur pozicionin se Izraeli dhe Palestina duhet të punojnë për negociata që do të dërgonte të dy vendet në krijimin e paqes dhe se Palestina duhet të fitojë pavarësinë, gjë që duket se do të përkrahet nga presidenti i ri ShBA-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme