Nesër vihet gurthemeli i IBM-së në Merdar

15:35 | 15 Shkurt 2017
M. A.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nesër do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdarë

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë krerët shtetërorë, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit”, thuhet në komunikatë.

Ceremonia fillon në orën 11:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme