Agon Amiga më i ndjeshëm se asnjëherë pas ndarjes me gruan (Foto)

15:29 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Bashkëpunimi i Agon Amigës me këngëtaren dhe modelen Aferdita Dreshajn me këngën ‘Topless’ u prit mjaft zhurmshëm por edhe ngriti dyshime se në mes dy artistëve ka më shumë se një bashkëpunim mes kolegësh, shkruan Kosovarja.

Çifti martesën e tyre e kurorëzuan në vitin 2013 dhe pas dy vitesh nga shumë fakte të aferës në mes Agonit dhe Afërditës bashkëshortja merr vendimin e ndarjes.

Vitin që shkoi Agon Amiga pranoi që shkaktare e ndarjes se tyre ishte Aferdita Dreshaj.

Ai i kishte kërkuar falje bashkëshortes Egzonës dhe se ishte penduar për veprimin e bërë.

Kënga ‘Qyqek’ i është kushtuar kësaj ngjarje.

Ndërsa këtë muaj reperi sjelli  këngën ‘Ska faj’ këngë krejt ndryshe nga ato që Agon Amiga ka publikuar më parë.

Siç duket ndarja Agonin e bëri më të ndjeshëm, më të prekshëm, dhe më të vetmuar./Kosovarja/

16464717_150834295428419_4063993515418320896_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme