Google ADS

Shtyhet seanca ndaj aktivistëve të VV-së

15:22 | 15 Shkurt 2017
M. A.

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi Atdhe Arifi, Egzon Haliti, dhe Adea Batusha me 28 shkurt në ora 9:00 do të dalin para gjykatës.

IndeksOnline mëson se pasi ishte caktuar për 16 shkurt, kjo seancë është shtyrë për 28 me kërkesë të prokurorit të rastit, me arsyen se ka nevojë për mbledhje të disa dokumenteve.

Katër aktivistët do ballafaqohen me akuzat e prokurorit special, Abdurrahim Islami, për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.

Seanca fillestare ndaj tyre do të vazhdoj pas refuzimit të kërkesës së mbrojtjes së aktivistëve të Vetëvendosjes, për largimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami dhe gjithë Prokurorisë Speciale nga ky rast.

Seanca e parë ishte mbajtur me 25 janar, por ishte shtyrë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtim nga rasti të prokurorit Abdurrahim Islami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme