Google ADS

Kampionati Evropian 2024 zhvillohet në Turqi?

14:54 | 15 Shkurt 2017
Arbresh Info

Turqia do të shtrojë sërish kërkesën për të mbajtur turneun madhështor Kampionati Evropian 2024, pas tri përpjekjeve të pasuksesshme, ka njoftuar kryetari i Federatës së Futbollit të Turqisë, Yildirim Demiroren.

Në të kaluarën, Turqia ka shtruar oferta për të mbajtur finalen e vitit 2008, 2012 dhe 2016, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Sonte dy super ndeshje në Ligë të Kampionëve

“Në këtë rast, ne besojmë të dy, si menaxhmenti ashtu edhe vendi, që ne e meritojmë këtë”, tha Demiroren në një takim për të njoftuar kandidaturën me ministrin sportiv Akif Cagatay Kilic.

Turqia do të bëjë gati aplikacionin zyrtar më 2 mars, ka njoftuar tutje Demiroren. UEFA do të njoftoj për ofertat rreth Kampionatit Evropian 2024 më 10 mars dhe do të vendos kush është fituesi në shtator të vitit 2018./arbresh.info

Të ngjashme