Borovci: Letra nga ISIS nuk paraqet rrezik të përgjithshëm të sigurisë

14:48 | 15 Shkurt 2017
M. A.

Zëdhënësi  Policisë së Kosovës, për rajoni e Prishtinës, Agron Borovci ka komentuar letrën e ISIS-it dërguar Universitetit të Prishtinës duke thënë se përmbajtja e letrës nuk paraqet rrezik të përgjithshëm të sigurisë por është e drejtuar vetëm një institucioni, përcjell portali Arbresh.info

“Lidhur me këtë policia është informuar me datën 10 shkurt në fakultetin e Filologjisë që ka pasur përmbajtje kërcënuese. Ne kemi dalë në vend të ngjarjes dhe jemi duke analizuar letrën dhe personat që gjenden pas saj. Përmbajtja nuk reflekton në nivelin e përgjithshëm të sigurisë por i është drejtuar vetëm një institucioni”, tha ai duke shtuar se deri më tani janë investuar dhjetëra persona që janë të dyshuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme