Domate shqiptare të rritura në Lushnje por që shiten si produkte të rritura në Siçili.
Është ky mashtrimi i fundit i zbuluar pas një sinjalizimi të Ministrisë italiane të Bujqësisë, që çoi në hapjen e një hetimi të zgjeruar.
Deri tani, specialistët kanë arritur në një magazinë në Vittoria, në zonën siçiliane të Raguzës. Atje, rreth 200 kuintalë domate shqiptare, të sjella në Itali nëpërmjet portit të Barit, u gjetën të përziera me një varietet vendas me cilësi shumë të lartë.
Ishin gati për t’u hedhur në treg në veri të vendit dhe llogaritet që ngarkesa e kapur do të sillte rreth 20 mijë euro fitime, shkruajnë mediat italiane.
Pronari i ndërmarrjes tregtare është paditur për mashtrim ushqimor. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ky është një episod, apo bëhet fjalë për një mashtrim më të zgjeruar edhe me produkte të tjera bujqësore.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...