Google ADS

I dënuari del me leje nga burgu, var veten në shtëpi

14:35 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kishte dalë me leje nga “Burgu i Drenovës” vetëvaret në shtëpinë e tij Sergei Cenolli. Cenolli është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Vashtmi.

Ai ishte i denuar me gjashtë vjet burg për armëmbajtje dhe transportim të armeve dhe municioneve luftarake.

Cenolli kishte vuajtur 4 vite të dënimit të tij ndërsa i kishin mbetur edhe 2 vite të tjera. Sergei Cenolli kishte dalë me leje disa ditë më parë ndërsa sot do duhet të rikthehej në vendin e vuajtjes së dënimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme