Presidenti i vendit, Bujar Nishani i ka kthyer përgjigje letrës që ministri i drejtësisë, Petrit Vasili i dërgoi atij, kryeparlamentarit dhe kryeministrit Rama për krijimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Sipas kreut të shtetit, ministri Vasili, ka të drejtë dhe asnjë institucion apo strukturë jashtë kësaj kornize ligjore, nuk do të mund të merrte atributet e një strukture të mirëpërcaktuar në Kushtetutë.
Në një letër te dërguar në datën 13 shkurt kreut të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimin për rolin e paqartë dhe ligjshmërine e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar proçesin e vettingut.
Ministri Vasili nënvizon në letër se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij. Bordi i krijuar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është jokushtetues.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...