Juventusi nuk heq dorë nga Donnarumma

14:05 | 15 Shkurt 2017
Arbresh Info

Kampioni i Italisë, Juventusi vazhdon të jetë i gatshëm për të siguruar shërbimet e superyllit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Sipas raporteve nga gazeta spanjolle ‘Tuttosport’, “Bianconerët” dëshirojnë që Donnarumma të jetë pasardhësi i Gianluigi Buffonit në Turin, transmeton portali arbresh.info, dhe ata mund të kenë një shans për të siguruar shërbimet e tij gjatë merkatos verore.

Gianluigi Donnarumma ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në ‘San Siro’ dhe ai dëshiron të sigurohet nëse do të vazhdojë qëndrimin në AC Milan apo jo.

Lexo më shumë: Juve ofron gjithçka për yllin e Arsenalit (Foto)

Ndërkohë, agjenti i tij, Mino Raiola, është duke ftuar skuadrat e interesuara për të shtruar ofertë për klientin e tij dhe Juventusi mund të jetë njëri nga ato klube që do e bëjë një gjë të tillë në fund të edicionit aktual.

Veterani Gianluigi Buffon vazhdon të impresionojë të gjithë, por zyrtarët e kampionit në Serie A e dinë tashmë që ata duhet të gjejnë një pasardhës të mundshëm të tij, dhe Gianluigi Donnarumma është njeriu perfekt për këtë punë./arbresh.info

Të ngjashme