Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej nëntë aksidenteve të komunikacionit që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Policia e komunikacionit dje ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, gjegjësisht të pa regjistruara. Janë kapur edhe 64 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 74 automjete.
Në suaza të aksionit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e katërt e SH.F. “Vlado Tesaevski” e cila gjendet në komunën e Karposhit.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...