Parlamenti malazez miraton heqjen e imunitetit dy deputetëve

13:41 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Parlamenti i Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar sot ngritjen e procedurës penale dhe caktimin e paraburgimit për deputetët e Frontit Demokratik (FD) Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.

Për heqjen e imunitetit të deputetëve të FD-së votuan 42 deputetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetëve Mandiq dhe Knezheviq dërgoi Prokuroria Speciale Shtetërore e cila i dyshon dy të lartpërmendurit për vepra penale krijimin e organizatës kriminale dhe përgatitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi, të kryer përmes nxitjes, me qëllim të kryerjes së veprës penale terrorizëm.

Sipas të dhënave të prokurorisë, ekzistojnë dyshime themelore se Mandiq dhe Knezheviq u bënë anëtarë të organizatës kriminale të cilën në vitin 2016 e themeluan Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov me qëllim të kryerjes së veprave penale terrorizëm dhe vepra të tjera penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme