Konjufca: Në AKI janë keqpërdorur 246 mijë euro

12:50 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar i VV-së, ka thënë se një punonjës i ndershëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës i quajtur Naim Ibrahimaj ka bërë një raport përmes së cilit ka zbuluar se në këtë organizatë janë keqpërdorur 246 mijë euro e janë punësuar 8 persona pa kurfarë konkursi.

Konjufca tha gjatë seancës së sotme të Kuvendit kur po debatohet për Integrimet Evropiane të Kosovës se këtë raport e kanë parë vetëm presidenti Hashim Tha֛çi dhe kryeministri Isa Mustafa, shkruan arbresh.info.

Sipas Konjufcës, menjëherë pasi ka dalë ky raport, është shkarkuar drejtori i AKI-së, Agron Selimaj.

Këtë rapiort e kanë pasur vetëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Menjëherë pas kësaj e ata e shkakrkojnë drejtorin e AKI-së, Agron Selimaj kur e shohin se qfarë ka ndodhur dhe shumë mirë ia kanë bërë por e keqja është se e kanë hequr edhe atë që e ka bërë raportin ku tregon për keqpërdorime. E kanë suspenduar për t’ju dhënë mesazh të tjerëve që punojnë në mënyrë të ndershme në këtë vend”, ka thënë Konjufca./Arbresh.info.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme