Kuvendi i Kosovës po shqyrton Agjendën për Reforma Evropiane, ku u tha se qëllimi i kësaj agjende është që të shërbej si dokument formal në dialogun mes Kosovës dhe BE-së, i cili do t’i shtyjë përpara reformat e MSA-së.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmeti, para deputetëve foli për agjendën për reforma evropiane.
“Agjendën për reforma evropiane, që është rezultat i përpjekjeve për zbatimin e reformave nga detyrimet që dalin nga MSA. Qëllimi i ARE-s është që të shërbej si dokument formal në dialogun mes Kosovës dhe BE-së, që do t’i shtyjë përpara reformat e MSA-së. Kjo synohet të arrihet duke i dhënë vëmendje politike reformave ekonomike, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë. Kemi pasur konsultime ku kemi një listë prej 22 prioriteteve që do të zbatohen deri në fund të vitit 2017”, tha ajo.
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi tha se me këta zyrtarë të lartë institucional, me këtë strukturë qeverisëse nuk mund të presim që agjendat që janë shkruar nga të huajt, do të sjellin ndonjë ndryshim substancial.
“Derisa kemi këtë strukturë, këtë mendësi politike Kosova do të vazhdoj të jetë e mbyllur dhe larg BE-së. Nëse e shihni dokumentin që është aprovuar përmbajtja parasheh tri pika qeverisje e mirë, sundimi i ligjit, është dakordim për zhvillim të agjendës evropiane të reformave. Pas këtij dakordimi dhe nxjerrjes së këtij dokumenti, Mustafa vazhdon t’u jap tender djemve për herë të dytë që është në kundërshtim me praktikat evropiane. Si mund të flas një kryeministër për reforma e në mënyrë të jashtëligjshme t’i jep tender djemve të tij. Qeveria e tërhiqi ligjin për pasurinë e paligjshme dhe në fund të 2016, Kosova u shpallë nga Transparency Internacional më e korruptuar në rajon, dhe LDK nuk i ka bërë publike raportet financiare. Cilat janë rezultatet e kësaj agjende, u pa në vitin 2016. Janë emëruar gjyqtarë, prokurorë dhe janë ngritur në detyrë njerëz me dosje. Në burg kanë vdekur njerëz të pafajshme , ka vazhduar politizimi i bordeve dhe ndërmarrjeve, a është kjo reformë dhe a mund të flasim për zbatim të një agjende, a përbëjnë këto veprime përkushtim për reforma. Tek klima për investimeve, përveç korrupsionit, problem kyç është dhe energjia. Ndërhyrja brutale në punësime pa kriter në shkollat e mesme dhe në UP, as nuk po ndalen dhe as nuk po adresohen, derisa po përjetohen nga partitë në pushtet si çështje elektorale’, tha ajo.
E në lidhje me këtë reagoi shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri. Ai i quajti shpifje të gjitha ato që u thanë nga Bujupi.
“Dua t’i them z. Kadajt mundet me hy ne ëeb faqe dhe me i pa raportet financiare, kjo është e pavërtetë, asnjëherë nuk nisni fjalim pa tentu me shpif dhe njollos, në emër të LDK-së kjo nuk qëndron. kryeministri nuk jep tender, s’jam ai që e mbroj z. Mustafa, atë e mbron puna e tij. Nëse ka lëshime me këto nuk duhet me u marrë ne po organet kompetente, dhe jo me u mundu me i njollos. Nuk është mirë për çdo gjë vetëm me njollos dhe me etiketu. Ndoshta kjo se di qysh i kanë shpenzu paratë në VV dhe për mjetet që janë përdorë në protesta mund të mos ta dijë. Por me këto sende duhet të merren organet. Mos shpifni dhe mos mendoni që kjo iu bien benefite politike, duke i atakuar të tjerët”, tha ai.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...