Google ADS

SBASHK zotohet se do të jetë në mbrojtje të personalitetit të mësuesit

12:10 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Internacionalja Botërore e Arsimit, që numëron 31 milionë anëtarë, ka vërejtur se në shumë shtete të botës ka tendencë që të lëndohet e nënçmohet puna dhe personaliteti i mësuesit.

Për këtë  kjo Internacionale organizon takime dhe u dërgon vërejtje e apele qeverive në tërë botën që me veprime e deklarata të pamatura mos ta dëmtojnë  personalitetin e mësuesit.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) thotë se fatkeqësisht edhe në Kosovë  në kohët e fundit hetohen tendenca, me a pa qëllim, që të lëndohet personaliteti i mësuesit.

Sipas kësaj sindikate, një pjesë e qeveritarëve lokal e qendror duke u përballur me kërkesat e arsyeshme në SBASHK-ut  ata kanë qasje të gabuar sepse  në vend që të angazhohen për zgjidhjen e kërkesave ata në paraqitjet e tyre publike dhe përmes telalëve politikë përhapin të pavërteta  se gjoja mësimdhënësit nuk bëjnë asgjë tjetër përveç që vazhdimisht kërkojnë rritje pagash.

“U tentua të lëndohet personaliteti i mësuesit në forma të ndryshme dhe këto përpjekje  nuk ishin të pakta . Kur këtyre tendencave për të lënduar personalitetin e mësuesit ia shtojmë edhe bisedat e përditshme në ndeja e në familje e në prani të fëmijëve  me plot fjalë kritikash të pavend e me fyerje për mësuesin atëherë pse të habitemi pse ka rënë shumë disiplina në shkollat tona. Pse po habitemi kur prindërit dhe nxënësit kanë marrë guxim të që sillen në shkollë si u teket atyre e në emër të të drejtave të fëmijëve  dhe të prindërve”, thuhet në reagimin e SHBASHK-ut.

SBASHK-u zotohet se do të shtojë angazhimet dhe veprimet për të mbrojtur shkollën, që pushtetarët  ia kanë marrë plotësisht autonominë..

“SBASHK-u kujton qeveritë lokale dhe qendrore dhe institucionet e sigurisë se duke lënduar vetë apo duke lejuar të tjetrit që ta cenojnë shkollën dhe mësuesin po bëjnë mëkatin më të madh sepse mësuesi me personalitetin e cenuar e të lënduar  dhe duke mbetur i pa mbrojtur vështirë se mund ta kryej n mirë misionin e tij për arsimimin   dhe edukimin e brezave”,  thuhet në fund të reagimit të SBASHK-ut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme