Prishtina nëse vendos që të kandidojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO do të mund ta bëjë këtë në vjeshtë pas kalimit të afatit për sesionin e prillit, ka thënë ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se pala e Prishtinës do ta ketë të vështirë të fitojë votat e duhura.
“Përveç kësaj në jemi anëtar, deri tani kemi 29 vende që e kanë njohur Kosovën, por ne kemi të njëjtin numër të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën brenda Këshillit Ekzekutiv. Por edhe nëse i marrin votat në këtë Këshill, vendimi do të shkojë në Konferencën e Përgjithshme ku duhen dy të tretat e votave, e që nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Tanaskoviq për RTS.
Vitin e shkuar Republika e Kosovës nuk arriti të anëtarësohet në UNESCO për tri vota./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...