Google ADS

IRS: Hakerët vodhën mbi 100.000 të dhëna personale të taksapaguesve

09:09 | 27 Maj 2015
Arbresh Info

Agjencia e lajmeve ‘The Associated Press’ në New York ka raportuar që hakerët kanë vjedhur informata sensitive të taksave të mbi 100.000 taksapaguesve.

IRS ka thënë se hakerët kanë qenë në gjendje të fitojnë akses tek këto informata duke përdorur API-në “Get Transcript”. Ata ishin në gjendje të sigurojnë kërkesat e numrit të sigurisë sociale, datën e lindjes si dhe adresat e tyre.

IRS ka treguar që ishin mbi 200.000 tentime për të arritur aty ku hakerët kërkonin, por vetëm 100,000 prej tyre ishin të suksesshme, transmeton arbresh.info. Po ashtu, IRS ka shfaqur se hakerët tani kanë mjaft informata të nevojshme për viktimat që mund t’i ofrojnë qasje gjatë procesit të vërtetimit.

Ky sulm ka ndodhur ndërmjet muajit Shkurt dhe Maj, ku shërbimi Get Transcript është mbyllur përkohësisht, ndërsa agjencia është duke kontaktuar taksapaguesit që të dhënat e tyre janë kompromentuar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme