Google ADS

“Lufta” ndaj Barçës nuk ka përfunduar, paralajmëron Draxler

10:22 | 15 Shkurt 2017
Arbresh Info

Ylli i Paris Saint Germain, Julian Draxler ka paralajmëruar skuadrën e tij se “lufta” me Barcelonën nuk ka përfunduar ende duke shtuar që “Parisienët” nuk kanë siguruar ende kalimin në fazën tjetër.

“Ishte një natë e jashtëzakonshme për ne”, tha Draxler për ‘Sky Sport’, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Messi u “shkatërrua” nga ylli i PSG-së (Video)

“Ishte një natë perfekte nga pikëpamja jonë. Katër gola avantazh është një super rezultat, por ne jemi paralajmëruar më parë që gjëra të ndryshme mund të ndodhin në ‘Camp Nou’. Për shkak të kësaj, ne nuk jemi ende në fazën tjetër”

“Por, tani është koha për të shijuar fitoren sepse ju nuk shijoni një ndeshje të tillë çdo ditë”, shtoi Draxler./arbresh.info

Të ngjashme