Bujar Nishani është i pari President i Shqipërisë që do të zhvillojë një vizitë në luginën e Preshevës.
Lajmi është konfirmua për SYRI.net nga burime zyrtare të Presidencës së Shqipërisë.
Këta të fundit thanë se “vizita do të zhvillohet në datën 7 mars në kuadër të 130 vjetorit të Shkollës së Parë shqipe dhe Ditës së Mësuesit”.
Që nga themelimi i Shqipërisë, Luginën e Preshevës, për herë të parë, do ta vizitojë një presidenti shqiptar, i cili është Bujar Nishani. Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, më 7 Mars do të bëhet pikërisht në Bujanoc.
Këtë vizitë të një Presidenti të Shqipërisë e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.
Shaip Kamberi, ka pohuar për “Presheva jonë” se “më 7 Mars në Ditën e Mësonjëtores së Parë Shqipe presidentit shqiptar Bujar Nishani do ta vizitojë Bujanocin. Është kjo një dite historike jo vetëm për shkollën shqipe, por edhe për mbarë shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë ai
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...