Ish ylli i Chelseat mund t’i bashkohet Barcelonës

10:02 | 15 Shkurt 2017
Arbresh Info

Ish mbrojtësi i Chelseat, Jose Bosingwa është shfaqur si shënjestër për transferim e Barcelonës derisa ata vazhdojnë të kërkojnë për të zgjedhur krizën në mbrojtje.

Kampioni i La Ligas është duke kërkuar për një mbrojtës të krahut të djathtë pasi Aleix Vidal ka pësuar një lëndim të rëndë në gju në fitoren 6-0 në vikend ndaj Alaves, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Messi u “shkatërrua” nga ylli i PSG-së (Video)

Nën rregulloren spanjolle, Barcelona është e lejuar të nënshkruaj me ndonjë lojtarë të lirë ose ndonjë lojtar të regjistruar tek ndonjë klub spanjoll edhe jashtë merkatos së rregullt të transferimeve.

Bosingwa ka mbetur pa kontratë që pas largimit nga Trabzonspori gjatë verës./arbresh.info

Të ngjashme