Google ADS

Qeveria shqyrton kushtet për realizimin e ndihmës së menjëhershme me para

09:31 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua Shqyrtimi i Projekt rregullores për kushtet e përfitimit dhe mënyrën e realizimit të së drejtës për ndihmë të menjëhershme me para.

Ministri i MPB- së, Skënder Hyseni tha se kjo projekt rregullore ka për qëllim përcaktimin e shumës dhe mënyrës së realizimit të së drejtës për ndihmë të menjëhershme në para në rastet kur struktura për ndihmë në kryerjen e detyrave për shpëtim të jetës humbin jetën nga fatkeqësitë natyrore dhe tjera, shkruan arbresh.info.

“Ky ka qenë opsioni i miratuar nga Qeveria me qëllim të ngritjes së vetëdijes për tu ballafaquar me fatkeqësi dhe për ndihmë. Kushtet e përfitimit dhe mënyra e realizimit janë në harmoni të plotë me standardet e përgjithshme të kësaj natyre”, tha Hyseni./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme