Për dallim nga floku natyror, floku i ngjyrosur është më i zorshëm për mirëmbajtje.
Përvec preparateve për trajtim dhe hidrim, ajo kërkon e dhe disa ndryshime në rutinën tuaj ditore, të cilat mund të jenë shumë të dëmshme për flokun tuaj. Mësoni tri armiqtë më të mëdhenj të flokëve të ngjyrosura.
Ekspertët kanë konstatuar se armiku kryesor i flokëve të ngjyrosur është pikërisht uji. Kjo nuk do të thotë se më nuk duhet t’i lani, por duhet ta rralloni larjen. Nëse rrënja e flokut tuaj yndyroset shumë, provoni një larje klasike duke e zëvendësuar me shampo për larje kimike.
Gjithashtu, lajini flokët me ujë sa më të ftohtë. Në këtë mënyrë ngjyra juaj do të jetë më e qëndrueshme.
Floku i ngjyrosur është shumë i ndijshëm ndaj të nxehtit, prandaj në kushte të atilla shumë shpejt thahet.
Të gjithëb e dimë se tharësja dhe hekuri i flokëve e dëmton qimen, por kur floku është i ngjyrosur, kjo gjë është dyfish më e rrezikshme. Floku i ngjyrosur është shumë i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe tepër shpesh thahet. E njëjta vlen edhe për daljet në diell. Përvec që është e dëmshme për lëkurën, rrezitja e tepruar e shkatërron edhe flokun, e bashkë me të edhe ngjyrën.
Para tharjes a hekurosjes, mbrojini flokët me preparate të vecanta për mbrojtjen e tyre nga nxehtësia dhe pastaj thajini me temperaturën më të ulët të tharëses.
Në udhëzuesit për përdorimin e ngjyrës ekzistojnë arsyet dhe të gjithë duhet t’u përmbahen. Lyerja tepër e shpeshtë e thanë flokun, por po kështu mund ta thajë edhe rrënjën. Përpiquni t’i lyeni vetëm pjesët e rritura, duke iu shmangur pjesës së ngjyrosur më parë.
A planifikoni ta ndërroni ngjyrën e flokëve? Më së pari lyejeni pjesën e rritur, mbajeni pesë minuta, e pastaj lyejeni edhe pjesën tjetër. Kështu njëherësh do të keni ngjyrosje të njëjtë të flokëve, pa dallime në rrënjë, si dhe do ta mbroni flokun nga tharja.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...