Google ADS

Zbulohet plani festiv për Ditën e Pavarësisë

00:13 | 15 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Na ndajnë vetëm edhe pak ditë deri në shënimin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Faton Peci nga Ministria e Kulturës shpalosi se çfarë aktivitetesh do të ketë shënim përvjetori.

“Shënimi për 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të ketë angazhime nga disa institucione në vend duke filluar nga aktivitete nga presidenca, qeveria e kuvendet komunale në nivel lokal”, ka thënë Peci në Klan Kosova.

“Aktivitetet do të fillojnë që nga nesër me dekorimet nëpër sheshe në kryeqytet dhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës”, ka treguar ai.

“Me datën 15 të gjitha institucionet arsimore, ora e parë e mësimit do t’i dedikohet historikut të Pavarësisë së Kosovës, duke vazhduar më tej me aktivitete të tjera”, ka thënë Peci.

Në dallim nga vitet e tjera, Peci tregoi se këtë vit nuk do të ketë parakalim të FSK-së e as Policisë.

“Aktivitet e tjera do të fillojnë me datën 16:00. Në ora 15:00 kuvendi do të ketë seancën solemne, nga ora 18:00 Presidenti dhe Kryeministri do të organizojnë pritje shtetërore”, ka thënë Peci.

“Me datën 17 nga ora 09:00 deri në orën 11:00 të gjithë përfaqësuesit e institucioneve do të bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës duke vazhduar më pas edhe në Prekaz. Në orën 20:00 në teatër do të ketë një performancë nga ansambli Shota në teatër”, ka treguar Peci.

“Edhe në nivel të komunave, me datën 17 do të organizojnë nga një seancë solemne”, ka thënë Peci.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme