Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Rexhep Selimi, tha se Kosovës i kanë mbetur vetëm dy rrugë për të ardhmen. Rruga e Vetëvendosjes është Kosova, ndërsa rruga e Qeverisë, Beogradi i Serbisë.
“Kosova ka dy rrugë, ose me këtë qeveri drejtë Beogradit, ose me Vetëvendosje drejt shtrirjes se sovranitetit të plotë të Kosovës, pa ‘Zajednicë’ dhe demarkacion të padrejtë me Malin e Zi”, tha Selimi, gjatë një takimi në fshatin Malësi e Vrrinit në Prizren.
Ai, në këtë takim ka folur, për situatën politike në Kosovë. Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e rëndë, shkruan PrezrenPress.
Selimi në këtë takim është shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Adem Shabanaj, dhe kuvendarët e Prizrenit, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.
Rexhaj dhe Millaku thanë se Vetëvendosje! po shtrihet gjithandej komunën e Prizrenit.
“Kjo do të prodhojë rezultate drejt fitores”, thanë Rexhaj dhe Millaku
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...