Eritrocite, leukocite në ujin e gazuar me duhan! Këto janë fletanalizat që firmosën 9 laboratorë privatë në Tiranë për mostrat e ujit të gazuar të përzier me duhan, që gazetarët e “Fiks Fare” dorëzuan për t’u analizuar.
Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” arritën të prodhonin me mjete artizanale urinë artificiale. Mostra të përzierjes së ujit me gaz me duhanin u dërguan për analiza në 9 laboratorë kimikë në Tiranë. Nga asnjë prej këtyre laboratorëve nuk u zbulua që tretësira që çuan gazetarët e “Fiks Fare” nuk ishte urinë. Madje, disa prej tyre, në përgjigjet që dhanë gjetën leukocite dhe eritrocite, të cilat nuk mund të prodhohen në kushte laboratorike.
“Fiks Fare”, pas ankesave të shumta për mungesën e seriozitetit të laboratorëve privatë, ndërmori një investigim ndryshe nga herët e tjera. Në vend të urinës, gazetarët e “Fiksit” çuan për analiza ujë të gazuar, të cilit ngjyra e verdhë iu dha me duhan. Pas analizimit, përgjigjet ishin të gjitha të ndryshme.
Pacienti “Fiks” rezultoi të ishtë i sëmurë me prostatë dhe infeksione të ndryshme. Madje njëri nga laboratorët, gjatë analizimit në kohë reale, deklaroi që në kampion kishte edhe pak gjak.
Përgjigjet që dolën nga 9 laboratorët, “Fiks Fare” i konsultoi edhe me një mjek infeksionist dhe një mjeke laboratori.
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi, pasi pa këto analiza u shpreh i bindur se përgjigjet duken si të një kampioni urine. Sipas tij, nëse nuk do të ishte urinë, atëherë në të gjitha parametrat duhet të ishte negative.
“Mbetet për t’u parë përgjigjja që jep një aparat në rastet kur vendosim një kampion të caktuar”, tha ai.
Për të kuptuar pikërisht se çfarë përgjigje duhet të japë aparati në momentin që ne analizojmë një kampion uji të gazuar dhe duhani, “Fiksi” intervistoi mjeken e laboratorit Genta Dedej. Sipas saj, në një rast të tillë përgjigjja duhej të ishte zero për të gjitha substancat biokimike.
“Duhet të kishte dalë një densitet dhe një pehash i ulët, që këtu nuk kanë dalë. Elementet e figuruar, eritrocit, leukocit, zero. Epitele, zero. Pa kristale. Pa urate. Pa asgjë. Prania e këtyre elementëve në ujë është një gabim laboratorik”, thotë ajo.
Pasi shqyrtoi përgjigjet e dhëna nga secili laborator, ajo shtoi se rezultati ndryshon nga një fletë në një tjetër.
“Ka prani të urateve amorfe, që ka nxjerrë pjesa më e madhe e këtyre përgjigjeve. Prania e leukociteve dhe eritrociteve. Madje në njërën rezulton edhe me epitele. Të gjitha këto janë të papranueshme. Uji nuk i ka këto elemente. I ka vetëm organizmi, trupi i njeriut”, shpjegoi mjekja.
Sipas saj, këto përgjigje analizash janë të bëra shabllon, apo “copy-paste” nga kompjutera që fusin një emër pacienti dhe e nxjerrin. Këto kanë nxjerrë që pacienti ka pasur infeksion. Ka pasur kripëra. Ka pasur epitele. Që flasin për patologji të ndryshme në organizëm.
Për pacientin, ky është një gabim shumë i madh. Kur këto laboratorë nxjerrin ujin më sëmundje, imagjinoni se çfarë mund t’i bëjnë një urine që ka vërtet probleme.
Nga 9 përgjigjet e analizave të ujit të gazuar me duhan rezultoi:
– Me epitele dhe urate amorfe në 5 laboratorë.
– Me oskilate kalciumi në 2 laboratorë.
– Me eritrocite dhe leukocite në 8 laboratorë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...