Deputeti dhe kryetari i partisë ‘LIBRA’, Ben Blushi, ka përgëzuar policinë për arrestimin e katër grabitësve të parave të bankës.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Blushi thotë se, të gjithë duhet të jemi me policinë kur bën punën e saj dhe të mos bëjë politikë.
Megjithatë, Blushi ka edhe një këshillë për policinë shqiptare: “Arritja e sotme të mos i bëjë euforikë por të vazhdojnë punën për të zbuluar autorët e krimeve të tjera”.
Ja statusi i plotë në Facebook i kreut të ‘LIBRA’-s, Ben Blushi:
“Kur policia nuk bën politikë bën detyrën
Besoj se është rasti për të përgëzuar forcat e policisë që kapën grabitësit e bankës.Kur policia bën politikë duhet të jemi të gjithë kundër saj. Kur policia bën detyrën duhet të jemi në mbështetje të saj. Shpresoj që kjo arritje të mos kthehet në cadër euforie për shiun e krimeve të pazbuluara ende”.
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos