Kadri Veseli shfaq anën romantike, uron gruan për Shën Valentin

22:16 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kryeparlamentari Kadri Veseli siç duket në jetën e përditshme është shumë romantik.

Kjo pasi pikërisht në ditën e të dashuruarve, ai ka bërë një dedikim për bashkëshorten e tij, Violetën.

Në një postim të publikuar në rrjetin social facebook, Veseli i ka uruar gruas së tij ‘’Shën Valentinin’’ mesazh të cilin e shoqëroi me një fotografi të përbashkët.

”Për gruan time Violetën, urime Shën Valentini” është dedikimi që Veseli ka bërë për ditën e të dashuruarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme