Google ADS

Yildirim: Qyteti bastion i xhihadistëve, Al-Bab, gjerësisht nën kontroll

21:47 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri turk, Binali Yildirim konfirmoi sot se qyteti Al-Bab, një prej bastioneve të grupit të Shtetit Islamik në Siri ishte gjerësisht nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga ushtria turke, pas disa javëve përplasjesh.

“Pas gjithë këtyre luftimesh, Al-Bab është më në fund në pjesën më të madhe nën kontroll”, deklaroi gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion, kryeministri, Binali Yildirim.

Ankaraja ka ndërmarrë në fund të muajit gusht një operacion ushtarak në mbështetje të rebelëve në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicëve kurdë, aleatë të Uashingtonit, por të konsideruar si terroristë nga Turqia.

Të ngjashme