Befason Sergio Ramos, ja çka u zbulon tifozëve

21:04 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Facebook duke zbuluar edhe një detaj shumë interesant.

Ramos luajti ndeshjen e 500-t me Realin këtë fundjavë, dhe kjo ishte arsyeja e bisedës me tifozët, të cilët ia dhanë një ide për mbajtur numrin e fanellës 93, i cili simbolizon edhe minutën e golit të realizuar në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014, ku barazoi rezultatin ndaj Atletico Madridit në 1:1 e që në vazhdime ndihmoi Realin të fitonte 4:1 duke ngritur lartë trofeun e Ligës së Kampionëve, që ishte i dhjeti në histori për ‘Los Blancos’.

“Më besoni që ideja për ndërrimin e numrit të fanellës në 93 më ka shkuar në mendje disa herë”, ka deklaruar Ramos për faqen e klubit.

“Në të njëjtën kohë më duhet t’i tregoj se numri 4 është ai që gjithmonë e kam dashur dhe në këtë rrugëtim të gjatë të karrierës më ka sjellur shumë fat”.

“Por mos e përjashtoni mundësinë që ta shihni këtë numër në fanellën time në vitin e fundit të karrierës, si përkujtim për atë minutë aq të rëndësishëm për të gjithë ne”, ka përfunduar 30-vjeçari.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme