Ja çka përmban rezoluta për themelimin e ushtrisë

19:55 | 14 Shkurt 2017
M. A.

Rezoluta për formimin e ushtrisë së Kosovës, e propozuar nga deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, u miratua nga Kuvendi i Kosovës me shumicën prej 68 votash të deputetëve të pranishëm, njofton Klan Kosova.

Kjo rezolutë e cila kërkon transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, përmban dy pika:

  1. Qeveria e Kosovës autorizohet që sa më parë të koordinojë dhe procedojë strategjinë për transformim të Forcës së Sigurisë dhe Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
  2. Duke shprehur përkushtimin për integrimin në organizata e paktit veriatlantik në NATO, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të bashkërendojnë hapat për harmonizimin në përpjekje me NATO dhe SHBA-në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës konform mandatit të autoriteteve të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme