Google ADS

Gambia pret në vizitë Ministrin e Jashtëm të Britanisë

19:17 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm britanik, i cili në të kaluarën ndezi zemrëim me komentet e tij në lidhje me afrikanët, ka arritur në Gambia për një vizitë shtetërore.

Johnson pritet të takohet me presidentin e ri të Gambia, Adama Barrow dhe do të vizitojë Këshillin e Kërkimeve Mjekësore që financohet nga Britania, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka theksuar se do shqyrtojë rivendosjen e lidhjeve mes dy vendeve pas tensioneve me ish-presidentin Jahja Jammeh, i cili ka qenë kundër sundimit kolonial të kombit të vogël të Britanisë.

Johnson do të jetë ministri i parë britanik që viziton Gambian që prej pavarësisë në vitin 1965./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme