Google ADS

Galatasaray po mendon për këtë trajner

17:25 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Galatasaray bën të ditur se kanë realizuar kontaktin e parë me strategun kroat Tudor, ndërsa nga Kardemir Karabukspor, të cilin e drejton Tudor, thonë se nuk dinë asgjë rreth kësaj.

Edhe pse ende zyrtarisht nuk e kanë prishur kontratën me shefin aktual të stafit teknik Jan Olde Riekerink, gjiganti i futbollit nga Stambolli, Galatasaray tashmë ka realizuar kontakte dhe është duke negociuar me strategun kroat Igor Tudor i cili aktualisht udhëheqë ekipin turk Kardemir Karabukspor, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Galatasaray-it thonë se pikërisht Turdor është një nga kandidatët kryesorë i cili do të zëvendësojë Reikerinkën në bankë dhe se kanë realizuar tashmë kontaktin e parë me të.

Tudor përmes kontratës është i lidhur me Karabukspor dhe në rast të prishjes së saj për kompensim duhet të paguhen 150 mijë euro.

Pikërisht çmimi i përshtatshëm i kompensimit ka vënë Tudor në krye të udhëheqjes së Galatasaray-it, por një pjesë e anëtarëve të Bordit Drejtues dëshirojnë si trajner të shohin një trajner vendas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme