Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, u ka bërë thirrje deputetëve të parandalojnë shkatërrimin e Evropës.
Një një fjalim në Parlamentin Europian në Strasburg, Van der Bellen, para deputetëve tha se ‘rindërtimi i asaj që shkatërrohet kërkon kohë’, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk merr shumë kohë për të prerë një pemë, por që ajo të rritet përsëri, duhen dekada”, ka thënë ai.
Van der Bellen tha se Evropa duhet të jep një shembull për pjesën tjetër të botës dhe bëri thirrje për një Kontinent të unifikuar që kundërshton lëvizjet populiste në të gjithë BE-në.
“Ne jemi duke u përballur me sfida të mëdha, si migracioni, ndryshimet klimatike, politikat e energjisë, papunësia, varfëria, lufta, dëbimi, tërrorizmi dhe sulmet kibernetike. Të gjitha këto mund të zgjidhen vetëm nëse jemi të bashkuar”, shtoi ai.
Van der Bellen fitoi zgjedhjet presidenciale gjatë dhjetorit të kaluar, duke mposhtur liderin e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer.
“Zgjedhja ime si President ka qenë një refuzim i qartë ndaj nacionalizmit dhe populizmit”, tha ai, duke shtuar se nacionalizmi nuk zgjidh probleme, por krijon problem të reja./Arbresh.info
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...