Në kuadër të përgatitjeve të Përfaqësueses U-21 të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian, sot në Gjilan, u zhvillua një ndeshje kontrolluese kundër Dritës së Gjilanit, raporton Arbresh.info nga ffk-kosova.com.
Pjesa e parë ndonëse ishte e baraspeshuar, futbollistët e Dritës arritën që në minutën e 17-të përmes Florim Berishës të kalojnë në epërsi.
Në vazhdim me gjithë përpjekjet e futbollistëve të ekipit përfaqësues që të barazojnë rezultatin, ishte e kot me gjithë disa gjysmë raste, pasi që mbrojtja vendëse ishte në vendin e duhur.
Pjesa e dytë nisi furishëm nga Përfaqësuesja e Kosovës, por assesi të gjenin rrugën e golit.
Në anën tjetër futbollistët e Dritës në minutën e 58-të përmes Dren Gashit arritën të dyfishojnë rezultatin në 2:0. Por futbollistët e ekipit përfaqësues vazhduan me lojë të mirë dhe pasime të sakta dhe në minutën e 75-të përmes Almir Ajzerit e zvogëluan epërsinë e gjilanasve në 2:1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje. /Arbresh.info
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...